Garda Revolucionare Islame njoftoi se shefi i saj i inteligjencës, Majid Khademi, u vra gjatë një sulmi këtë mëngjes, duke akuzuar drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli për përgjegjësi.
Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se po verifikojnë raportimet.
Khademi kishte marrë detyrën pas vrasjes së paraardhësit të tij, Mohammad Kazemi, i cili u eliminua gjatë përplasjes 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit në qershor 2025.
Më herët, Khademi kishte akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për nxitje të destabilitetit në Iran, duke pretenduar për përfshirje të shërbimeve të huaja të inteligjencës në protestat e dhunshme në vend.
Zhvillimi i fundit pritet të rrisë më tej tensionet në rajon.
- Skandali me subvencionet bujqësore të BE-së, Mitsotakis premton reforma dhe luftë ndaj “shtetit paralel” - 06/04/2026
- SHBA-ja dhe Irani marrin propozim paqeje, Trump premton ‘ferr’ nëse Ngushtica mbetet e mbyllur - 06/04/2026
- “Do të paraqiteni në seancë nëse Rama thirret si dëshmitar?”/ Çështja “Partizani”, Berisha: Me kënaqësi, le të vijë po të dojë - 06/04/2026