Kampionia e Kosovës, Ballkani ka debutuar me një barazim 1-1 në Champions League përballë lituanezëve të Zalgiris Vilnius. Në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”, të besuarit e trajnerit Ilir Daja e nisën gjithçka mirë, madje duke kaluar dhe në avantazh në minutën e 15-të. Nazmi Gripshi arriti të gjejë rrugën e rrjetës nga distanca, duke krijuar përshtypjen se gjithçka do të ishte e lehtë në vazhdim.
Gjithsesi, lituanezët arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 25-të me anë të Oliver Buff, i cili shfrytëzoi një top të ardhur nga goditja e këndit për të goditur saktë me kokë, 1-1. Në minutat në vazhdim skuadra e Dajës krijoi volum dhe raste për shënim, por rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 1-1 deri në fund. Kështu gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, më 12 korrik në Vilnius të Lituanisë.
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022