19.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Tirana, gati për Dudelange

Tirana i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve ne prag të duelit kundër luksemburgasve të Dudelange, i vlefshëm për raundin e parë eleminator të Champions League.

Bardheblutë kryen séancën e fundit stërvitore në stadiumin “Stade Jos Nosbaun” ku do te luhet ndeshja, nje impiant më tepër se sa modest, me rreth 2500 vende kapacitet, dhe që të sjell në kujtesë Kategorinë e Pare të futbollit në Shqipëri. Megjithatë, të paktën terreni duket në gjendje optimale.

Përtej këtij fakti, atmosfera në kampin e të besuareve të Shehit është mjaft pozitive, stërvitja u ndoq nga afër edhe nga presidenti Refik Halili, ndërsa trajneri durrsak vendosi edhe piketat finale përsa I përket formacionit.

Ashtu siç pritet, Tirana do të zbresë në fushë me Bekajn në portë, Najdovksin e Beiracen në qendër të mbrojtes, si dhe Toshevksin dhe Ismailgecin nga krahët.

Në mesfushë, Aleksi mbart mbi supe përgjegjësinë e digës dhe ndërlidhjes së reparteve, kurse fantazia i besohet Totres e Limajt.

Sulmi gjithashtu i besohet Seferit Xhixhës e De Silvas.

Një formacion pa përforcime dhe me mungesën e dy prej pedanave të rëndësishme të sezonit të titullit, si Hoxhallari dhe Toli.

Takimi Dudelange-Tirana luhet të mërkurën në mbrëmje duke nisur nga ora 19:30

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x