16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

“Ti Flamur i fryn në vesh…”/ Debate në Këshillin Kombëtar të PD, Murrizi i kthehet Palokës dhe Nokës: Dikush tha do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, diskutimet u shoqëruan edhe me tensione, ku protagonist ishte Myslim Murrizi, i cili nuk u përmbajt me kritikat e tij.

Murrizi e filloi kritikën e tij me një deklaratë të fortë: “Do të mërziteni nga ajo që do them, por nuk kam problem.” Ai i bëri thirrje Palokës dhe të tjerëve që të mos nxjerrin mediat jashtë nga diskutimet.

Ai vijoi duke thënë se edhe pse Berisha tha “sulm”, trajneri është me të kuqe, duke iu referuar arrestit në shtëpi të kryedemokratit. “Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me te kuqe .Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjuajtur nga ju?” tha ai.

Murrizi iu drejtua më pas Flamur Nokës, duke akuzuar këtë të fundit se ka ndikuar në listat e drejtuesve politikë të formuluara nga Berisha.

“Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë por ke qenë ti Flamur që i ke fry në vesh”, tha ai, ndërsa shtoi se demokratët nuk mund të motivohen kur figura si Tabaku apo Gjekmarkaj kanë thënë se “Berisha vdiq politikisht” apo se “do të hidhen nga ballkoni po erdhi Berisha”.

Nga ana tjetër Edi Paloka replikoi duke theksuar se qëllimi i tyre ishte të mundësonin një qeveri teknike dhe se askush nuk i kishte hequr të drejtën e fjalës. Ai nënvizoi se, pavarësisht përçarjeve, kishte ende një mundësi për të punuar së bashku për të arritur qëllimet e partisë.

Flamur Noka, në përgjigje të akuzave të drejtuara nga Murrizi, theksoi se drejtuesit politikë janë kompetencë e Kryetarit të PD-së dhe se ndikimi i tij ishte i kufizuar në këtë proces, pasi sipas tij “Berisha nuk ndikohet”.

Ai e pranoi se kishte defekte dhe të meta në parti, por e theksoi se Rama kishte investuar shumë për të ndarë dhe përçarë partinë. Noka nënvizoi rëndësinë e respektimit të institucioneve të partisë dhe theksoi se ata po hynin në një “betejë pa kthim” për të ndaluar sulmet e brendshme dhe për të përballuar qeverinë aktuale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x