Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u tregua kritik lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Kosovës.
Bushati bëri thirrje që qeveria shqiptare ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës.
“Janë dy komponentë shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme; historinë dhe gjeografinë. Në aspektin historik kam insistuar dhe insistoj me sa kam mundësi që ne duhet ta shohim, si Tiranë zyrtare, Serbinë me sytë e Kosovës, me sytë e shqiptarëve që kanë jetuar në ish-Jugosllavi dhe procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk ka pse të përfshijë Shqipërinë.
Për Shqipërinë është e rëndësishme avancimi i të drejtave të shqiptarëve kudo ku shkojnë dhe perspektiva euroatlantike e rajonit”, tha Bushati.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësoj larg qoftë ‘Lali Eri’ - 02/11/2026
- Erion Veliaj reagon me letër nga Burgu i Fierit: Ja tre kërkesat që më solli Toni Gogu! - 02/11/2026
- Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë - 02/11/2026