13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Tensionet në Ballkan dhe influenca ruse, Mediu organizon forum në Kongresin Amerikan

Deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka organizuar një forum në Kongresin Amerikan, temë e së cilës ishte shmangia e një konflikti të mundshëm dhe kundërbalancimi i agresionit rus dhe ndërhyrjes së Kinës.

Ky forum u organizua në bashkëpunim me kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt.

Gjatë takimit, Mediu theksoi problemet, tensionet e vazhdueshme në Ballkan, por edhe mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsorizuar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë.

Ndër të tjera, Mediu nënvizoi se Ballkani rrezikohet edhe nga zhvillimet e brendshme,

Në takim mori pjesë gjithashtu delagacioni i Kuvendit të Shqipërisë që përfaqësohej, nga deputetët Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi dhe Blerina Gjylameti, si dhe delegacioni i Kosovës që përfaqësohej nga ish-kryeministrat Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetët nga gjithë grupet parlamentare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x