Granit Xhaka ishte në konferencë për shtyp, teksa mes dhjetëra gazetarëve, pjesa më e madhe nga kombësitë e skuadrave të Grupit G, dy serbë janë përpjekur që të provokojnë kosovarin, por ai me shumë qetësi i dribloi me shumë klas:
“Serbia është një kombëtare shumë e fortë, me mjaft cilësi dhe ka ardhur këtu për të ecur përpara.
Ne jemi profesionistë, nuk luajmë në këtë Botëror për të ndryshuar historinë”, ishte përgjigja e pyetjeve të panumërta me sens politik ndaj gazetarëve serbë.
Por më shumë sesa Granit Xhakën, ato revoltuan drejtorin e mediave të kombëtares helvete, Arnold, i cili shpërtheu:
“Tani mjaft. Kemi luajtur kundër Kamerunit dhe ndeshjen e ardhshme sfidojmë Brazilin. Për Serbinë kur të vijë koha”.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026