Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar një takim të papritur kokë më kokë, para se të takoheshin me lideri ne Kinës, Xi Jinping. Sipas “Reuters”, takimi i pa planifikuar është zhvilluar në një dhomë të veçantë brenda qendrës së konferencave të APEC-ut.
Trump, i shoqëruar nga Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Shefi i Shtabit Stephen Miller, i shtrëngoi dorën Putinit dhe e cilësoi atë mikun e tij.
“Kush është ai? Është miku im”, tha Trump ndërsa ecte drejt Putinit.
Ai tha se mezi priste takimin e tij të ardhshëm zyrtar dypalësh me Putinin.
“Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer për shumë vite. E njohim njëri-tjetrin prej kohësh dhe mendoj se shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin nga kjo, ose të paktën të fillojnë. Por mendoj se do të dalin nga kjo”, i tha Trump- Putinit.
Kamerat u nxorën jashtë 58 sekonda pasi Trump hyri. Ai u largua nga salla e mbledhjeve pas 42 minutash.
Pas takimit me Putin, Trump ka zhvilluar një takim të planifikuar dypalësh me Xi-në, e më pas tre liderët do të ulen së bashku.
- Samiti historik/ Putin flet për interesa të përbashkëta me SHBA-në dhe Kinën: Mund të kontribuojmë për paqen në Ukrainë - 19/11/2026
- U raportua se u largua dje drejt Hagës, Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë! Shkak gjendja e rënduar shëndetësore e gruas së tij - 19/11/2026
- Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” - 19/11/2026