10.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

Temperaturat nën zero, Veliaj: Nëse shihni persona të pastrehë, telefononi në 112

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë javë kur temperaturat parashikohen të jenë nën zero.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj u kërkon qytetarëve që për çdo emergjencë ose nëse shohin persona të pastrehë të telefonojnë në nr. 112. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për strehimin e këtyre të fundit.

“Java që vjen parashikohet me temperatura të ulëta❄️, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112☎️ ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan Veliaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x