Vangjel Tavo foli mbrëmjen e kësaj të hëne për kandidimin e tij për të drejtuar Bashkinë e Himarës.
Tavo tregoi se ishte propozimi i kryeministrit Edi Rama që ai të vendosej si kandidat i Partisë Socialiste për Himarën
“Vendimi ka ardhur pas një takimi me kryetarin e PS, zotin Edi Rama. Më është kërkuar të kandidoj në Bashkinë e Himarës. T’ju them të drejtën, pas një diskutimi dhe argumentimi të situatës me kryeministrin dhe kryetarin e PS, vendosa ta pranoj Bashkinë e Himarës si një sfidë, por edhe si përgjegjësi. Himara, ashtu si bashkitë e tjera të Republikës, kërkon një menaxhim, administrim të punëve, aq më tepër që kemi të bëjmë me një bashki bregdetare. Në periudhën e verës, fluksi i vizitorëve është shumë i shtuar, kjo kërkon nga ana e pushtetit vendor një angazhim të madh për mirëmenaxhimin e punës. Sikurse ju thashë, është një sfidë dhe përgjegjësi”, u shpreh ai.
I pyetur në emisionin “Të paekspozuarit” se përse pranoi të kandidonte, Tavo tha se arsyeja ka qenë sheshimi i problemeve.
“Unë jam minoritar, por në udhëtimin tim politik, nuk kam qenë lokalist. Kam qenë përfaqësues i minoritetit të Gjirokastrës, por edhe i Labërisë, Libohovës, por edhe i Përmetit dhe Tepelenës. Zoti Rama më sqaroi që përvoja ime e gjatë në politikë dhe kjo e shtyu që të më kandidojë në Himarë, për të sheshuar problemet, për të dhënë zgjidhje. S’ka lidhje me lidhjet e mia në Greqi, apo Amerikë. Ju garantoj për këtë”, theksoi ai./ CNA
- Papa Leoni XIV nis vizitën apostolike në Amerikën Latine, ja ku do të jetë ndalesa e parë - 06/11/2026
- A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump - 06/11/2026
- Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë - 06/11/2026