Administrata Tatimore i ka bërë thirrje këtë të mërkurë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, të pafiskalizuar brenda 30 qershorit, që të fiskalizohen, pasi bizneset që nuk janë fiskalizuar do të përballen me penalitetet.
“Rikujtojmë tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të fiskalizohen për të vijuar ushtrimin e aktivitetet të tyre në përputhje me ligjin në fuqi, sipas të cilit asnjë biznes nuk mund të ushtrojë aktivitet nëse nuk lëshon fatura të fiskalizuara përndryshe do të gjobitet deri në mbyllje të aktivitetit”, sqaron Administrata Tatimore.
Për të filluar procesin e fiskalizimit, tatimpaguesit duhet tё aplikojnë online për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit, përmes shërbimit elektronik në e-Albania “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”, ku shpjegohet çdo hap i procedures që duhet të ndjekin për kryerjen e aplikimit.
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022