1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Tarik Isiç, firma e radhës për Kukësin

Tarik Isiç është ardhja më e fundit në merkaton verore për Kukësin. Njoftimi ka ardhur nga klubi i futbollit i qytetit verilindor, ndërsa Tarik Isiç, 27 vjeç në rolin e mbrojtësit, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Kukësin. Më parë ai ka luajtur me Velezhin e Mostarit në Bosnje-Hercegovinë, skuadër me të cilën ka fituar dhe Kupën në shtetin boshnjak.

Më parë ai është aktivizuar edhe me FK Olimpik, Çelik Zenica, Radnik Bijelj dhe Kaplijina. Në merkaton e verës kanë firmosur për Kukësin, Redon Dragoshi, Agnaldo Moraesh, Arbër Basha, Jakup Berisha, Ante Zivkoviç, Antonio Ilieski dhe Kristi Kote. Që do të thotë se me Isiç shkon në tetë numri i ardhjeve në skuadrën e Skënder Gegës, e cila po ndërtohet për të qenë e aftë për trofe.

Njoftimi i klubit:

WELCOME TARIK ISIĆ

Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi boshnjak Tarik Isić është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Isiç vjen në Shqipëri nga kampionati boshnjak, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Velez Mostar, ekip me të cilin ka fituar edhe Kupën e Bosnjës. Në të shkuarën, mbrojtësi shtatlartë ka luajtur edhe me ekipe si FK Olimpik, Celik Zenica, Radnik Bijelj, e Capljina.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Isić dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Dobro došao Tarik Isić! 🤝

Skeda e Lojtarit:

Emri: Tarik Isić

Mosha: 27 vjeç

Gjatësia: 1.92 m

Kombësia: Boshnjak

Pozicioni: Mbrojtës

“Është një sfidë e re për karrierën time. Kampionati shqiptar duket shumë mirë sidomos me infrastrukturën e re e cila është shumë e rëndësishme për ne futbollistët.

Jam shumë i lumtur që do të bashkëpunij me trajnerin më të mirë shqiptar, Skënder Gegën për të cilin kam dëgjuar fjalët më të mira nga Pero Pejiç. Më ka folur edhe shumë mirë për klubin dhe për Shqipërinë kur isha duke kërkuar për më shumë informacione.

Synoj dhe shpresoj që në sezonin e parë bashkë, të fitojmë të paktën një trofe për tifozë tonë. Forca Kukësi”, u shpreh Isić. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x