23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Tabaku: Po përjetojmë një situatë të rrezikshme stagflacioniste, qeveria bën propagandë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se Shqipëria po përjeton situatë të rrezikshme stagflacioniste. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se fakti që shumica e shqiptarëve janë të vetëunësuar në sektorin e bujqësisë, nën një kohë që kjo e fundit po kalon krizë të thellë, duhet të ishte një alarm për qeverinë. Sipas Tabakut, shqetësimi i mazhorancës nuk është bujqësia, por propaganda.

“Shkurt dhe shqip, ne po përjetojmë një situatë të rrezikshme stagflacioniste, që ka një nevojë të madhe për menaxhim jo propagandë. Një qeveri e përgjegjshme, një maxhorancë që mendon jo me teorinë e të kaluarit të radhës do të ishte shqetësuar jashtëzakonisht shumë kur ndërsa rrihte gjoksin për rritjen ekonomike të publikuar javën e shkuar, të shihte se e gjithë rritja ekonomike vinte nga ndërtimi dhe jo nga bujqësia.

Shumica e shqiptarëve të vetëpunësuar janë në sektorin e bujqësisë, e cila po përjeton një krizë të thellë, ky duhet të ishte një alarm për qeverinë, e cila duhet të rishihte politikat e saj sektoriale. Incentivat edhe subvencionet në bujqësi për Shqipërinë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe këtë e tregon dhe deficiti tregtar.

Por shqetësimi i maxhorancës duket se nuk është bujqësia sesa propaganda. Thënë më shkurt, nuk na duhen edhe aq paratë e bujqësisë sesa na duhet ndërtimi që sipas çdo matësi ndërkombëtar financohet në masë të gjerë nga paratë e pista”, tha Tabaku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x