19.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Sulmet kibernetike / Spiropali: Disponojmë një analizë të plotë! E kemi dorëzuar në KE, NATO dhe DASH

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve mbi projektligjin për informacionin e klasifikuar.

Gjatë diskutimeve, ministrja është pyetur lidhur me sulmet kibernetike nga iranianët mbi shërbimet publike të shtetit shqiptar.

Spiropali u shpreh se sistemet shqiptare nuk kanë pësuar dëme të parikuperueshme. Ministrja tha se Shqipëria ka hartuar dhe dorëzuar një raport të detajuar mbi sulmet kibernetike në Komisionin Europian, NATO dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

SpiropaliUnë do të doja të bëja një referencë për atë që tha Alibeaj. Ai pyeti nëse ne kemi të dhëna për masën e dëmit të pësuar. Menjëherë pas sulmeve të 15 korrikut, grupi i ngritur për të neutralizuar sulmin, ka dalë me një raport që është i imtësishëm.

Nuk është ashtu siç disa nga kolegët tuaj thanë në Parlament, të cilët u shprehën se një grup fëmijësh gjunjëzojnë qeverinë shqiptare. Ja që dolën se nuk janë fëmijë, por një shtet armiqësor. Është një sulm i sponsorizuar dhe i mbështetur nga një shtet armiqësor. Për këtë sulm kanë reaguar Departamenti i Shtetit, Shtëpia e Bardhë, NATO dhe çdo aleat tjetër. Është masiv, i rëndë.

A janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshëm të dhënat? Jo.

Ne kemi arritur të parandalojmë një dëm që mund të shkatërronte të gjithë zinxhirin e shërbimeve shtetërore. Ne disponojmë një analizë të plotë të cilën e kemi dorëzuar në formën e një raporti në Komisionin Europian, në NATO, në DASH dhe në momentin që do vijë dhe për buxhetim në Parlamentin shqiptar, se këto janë projekte madhore, do vijë në Kuvendin e Shqipërisë, duhet të diskutojmë dhe patjetër të miratojmë klëtë mbështetje për këto sisteme.
Të gjithë partnerët tanë kanë vlerësuar sreagimin e Shqipërisë, kanë vlerësuar aftësitë e reagimit të shtetit shqiptar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x