5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

STUDIMI/ Shëndeti dhe Siguria në Mjedisin Virtual të Punës

Studimi “Shëndeti dhe Siguria në Mjedisin Virtual të Punës” u zhvillua në kuadër të projektit me po të njëjtin titull i cili eshte zhvilluar nga Qendra Youth Rise, mbështetur nga BALcanOSH.Network dhe u financua nga Bashkimi Europian. Projekti ka natyrë studimore, advokuese dhe rritje kapacitetesh për shëndetin dhe sigurinë në mjedisin virtual të punës.

Në këtë drejtim janë realizuar një seri aktivitetesh dhe ndër të tjera një kërkim kombëtar për të mbledhur të dhënat mbi sfidat dhe mundësitë e Shëndetit dhe Sigurisë në mjedisin virtual të punës si dhe për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut të SSHP në punën e platformës digjitale. Në fokus të studimit ishin punonjësit digjital dhe përfaqësues të kompanive digjitale.

Të gjithë të intervistuarit janë përgjigjur se platformat online kanë më shumë fleksibilitet. Mund të bëhen rregullime fleksibël të punës për orarin e punës dhe ndërrimet përkatëse të punës. Kjo do të lehtësojë aksesin në mundësitë globale për shumë të rinj, madje edhe ata që kanë problem të hyjnë në një vend në zhvillim për shkak të kufizimit të vizave. Teknologjia do të vazhdojë të transformojë mënyrën se si mësohen dhe fitohen aftësitë e reja, duke e bërë mësimin gjatë gjithë jetës dhe përshtatshmërinë thelbësore për punëkërkuesit. Orari fleksibël i punës dhe aftësia për të punuar nga shtëpia mund të ndihmojnë më shumë gra dhe vajza me aftësitë e duhura të qëndrojnë në tregun e punës dhe të fitojnë pavarësi financiare.

Rezultatet e studimit janë si më poshtë:

100% e të intervistuarve janë më shkollim universitar dhe pas-universitar.

1.Sa të interesuar e shihni veten kundrejt çështjeve të shëndetit dhe sigurisë në punë?

76.9% janë përgjigjur shumë të interesuar dhe 23.1 % pak të interesuar.

2. A keni njohuri dhe informacion mbi legjislacioni, rregullore, politika që zbatohen në Shqipëri në lidhje me punësimin në platforma digjitale?

84.6 % janë përgjigjur që kanë njohuri dhe 15.4 % janë përgjigjur që në nuk kanë njohuri.

3. Në punën tuaj të përditshme, a keni pjesë të ditës së punës që puna që duhet të bëni kryhet online (mësimdhënie, komunikim me klientë, konferenca, trajnime, komunikim me bashkepunëtorë, etj.)?

92.3 % janë përgjigjur po dhe 7.7 % janë përgjigjur jo.

4. A ka kompania juaj një program/ dokument politikash për shëndetin dhe sigurinë në punë ? 

76.9% janë përgjigjur po dhe 23.1% janë përgjigjur jo.

5. A ka kompania juaj punonjës që është përgjegjës për dhënien e ndihmës së shpejtë?

46.2% janë përgjigjur jo, 7.7% nuk e di dhe 46.2 % janë përgjigjur po.

6. A ka kompania juaj kuti të ndihmës së shpejtë në ambjentet e punës në zyrë? Ju keni në shtëpi kuti të ndihmes së shpejtë?

84.6 % janë përgjigjur po dhe 15.4% jo.

7. Ka në kompaninë tuaj një punonjës që është përgjegjës për të kontrolluar sigurinë e pajisjeve me të cilat punoni?

76.9% janë përgjigjur po dhe 23.1% jo.

Në terësi studimi ka dalë me rezultate positive.

Problematika qëndron në faktin se një pjesë e mirë e të intervistuarve punojnë ose në kompani sigurimesh që i plotësojnë standardet, ose në kompani të mëdha që janë në përpjekje e sipër për ti përmbushur këto standarde.

Për ne është tashmë një fushë e re digjitalizimi i bizneseve si dhe profesionet digjitale. Në Shqipëri legjislacioni është i krijuar që prej vitit 2010 dhe në vijim më akte nën ligjore që kanë pasuar L I G J. Nr. 10 237, datë 18.2.2010. PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË, por mungojnë strukturat për të garantuar zbatimin e këtij legjislacioni. Është një tematikë delikate, që sado Qendra Youth Rise po përpiqet të sjelli frymën europiane përmes projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, nevojitet një bashkëpunim me organet qeverisëse për të krijuar këto struktura për funksioninim e legjislacionit.

Eventi final i projektit ishte një konferencë e zhvilluar në fillim të muajit shkurt të këtij viti dhe kishte për qëllim prezantimin e rezultateve të projektit dhe përfundoi me një diskutim të gjatë lidhur më shendetin dhe sigurinë në punë në platformat digjitale.

Problematika më e re që kemi janë punonjësit digjital të cilët punojnë për kompani të huaja të cilët nuk janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe për rrjedhojë të kësaj marrëdhënie pune i janë shmangur detyrimeve qe vijnë për sigurimin e standardeve për shëndetin dhe sigurinë në punë. Puna e platformës digjitale është bërë një burim jetese për miliona njerëz në mbarë botën, por pasi këto platforma zakonisht i klasifikojnë njerëzit që punojnë në këto platforma si ‘kontraktorë të pavarur’ ose konsulentë të pavarur, ata njerëz përgjithësisht përjashtohen nga shumë nga të drejtat e tyre të punës. Kjo ka një efekt negativ në standardet e punës së këtyre punonjësve të platformës dhe krijon nevojën për një kuadër rregullator për të parandaluar problemet dhe shqetësimet që rrjedhin nga kjo mënyrë e re e punës.

-Qendra Youth Rise-

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x