Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet prej ditësh në një vizitë zyrtare në SHBA, ka takuar sot dy nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit ; Të dërguarin për Ballkanin Gabruel Escobar, si dhe ndihmësekretarin e SASH për luftën ndaj Narkotikëve dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson.
Postimi për takimin me Robinson
Takim i shkëlqyer me Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Vlerësova mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të deritanishëm, angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi.
Ndamë vlerësimin për punën dhe rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë, në luftën kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e INL dhe të ndihmës Sekretarit Robinson personalisht, për angazhimet financiare dhe trajnimet në rritjen e kapaciteteve të policisë, hetuesve dhe prokurorëve, të SPAK dhe BKH, si dhe diskutuam për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026