Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërim të detyrueshëm në gjykatë të Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë, në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lamajt.
Seanca e sotme dështoi për shkak të mosparaqitjes së Reçit, ndërkohë që për te dytën here gjykata rrëzoi kërkesën e SPAK për pyetjen e Reçit përmes lidhjes audio-vizive.
Prokurorja në sallë tha se transportimi i Reçit nga burgu i Drenovës paraqet rrezik për të. Vetë Reçi përmes një letre nga burgu, i kërkonte gjykatës të dëshmonte përmes SKYPE.
“Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë. Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me skype. Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore dhe sigurie vajtje-ardhje. Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve“, thuhej në deklaratën e Reçit.
Situata ngjalli reagime të avokatëve dhe të pandehurve. I pandehuri Emiliano Shullazi tha se Reçi i është shmangur ballafaqimeve me te.
“E kam kërkuar që në fillim një ballafaqim me të. Luftar Reçi nuk di të përgjigjet. Ai duhet të vijë aty para gjykatës”, tha Shullazi.
Në përfundim gjykata shtyu seancën për në 20 mar