16.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

“SPAK s’po amniston Ahmetajn dhe Belinda Ballukun”, Alibeaj tregon se pse nuk merr pjesë PD zyrtare në protestën para Bashkisë së Tiranës

Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend, foli në lidhje me dosjen “5D”.

Ai ka sqaruar edhe arsyen përse nuk i është bashkuar protestave të organizuara para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Teatrin dhe opozita.

“Qëndrimi ynë dhe i çdo mendjeje që ka si qëllim dënimin te 5 drejtorëve, është mbështetja e SPAK. Ndaj kemi kërkuar amendamentet këtu. U bënë disa javë që statusi i SPAK dhe mbështetja njerëzore do të duhet të miratohet nga ky parlament. Kjo është mënyra e mirë që kemi zgjedhur. Ajo që them është se SPAK nuk po amniston ish-zëvendëskryeministrin, nuk po amniston drejtorët, apo Erion Veliajn. S’po amniston as Belinda Ballukun e s’do të amnistojë as Edi Ramën. Duhet të mbështesim SPAK në kërkesat e tij.”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x