17.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

SPAK lëshon 11 urdhërarreste për “inceneratorët”, pesë persona në pranga, 6 në kërkim

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar të paktën 11 urdhërarreste për inceneratorin e Fierit.

Burime nga policia raportojnë se deri më tani në pranga kanë rënë 5 persona.

Sipas të njëjtave burime, nga 11 urdhërarrestet është konfirmuar që 5 prej tyre, tashmë në kërkim, ndodhen jashtë territorit shqiptar. Operacioni mësohet se po kryhet nga BKH dhe Operacionalja.

Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk dihen ende.

Operacioni është aktualisht në vijim dhe në përfundim të tij pritet të ketë një informacion të detajuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x