Ish deputeti demokrat, Edmond Spaho thotë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD, nuk ishte legjitime.
Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Spaho u shpreh se statuti i PD e thotë qartë, se kryetari i partisë që humb zgjedhjet parlamentare, nuk mund të rikandidojë më për kreun e saj.
Spaho shtoi se në PD nuk ka as garë dhe as ripërtëritje dhe se kjo forcë politike është kthyer në parti interesash dhe familjare.
“Statuti i PD e thotë qartë, kryetari që humb zgjedhjet, nuk mund të kandidojë. Gjykata duhet t’i drejtohet KQZ dhe të marrë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit 2025. Duke e lënë statutin variabël të dëshirave, sistemi gjyqësor kontribuon në krijimin e partive personale, jo demokratike dhe autoritare. Nuk besoj, pasi edhe Gjykata e Apelit do ketë të njëjtën sjellje si Gjykata e Shkallës së Parë. Vendimi është krejt e qartë. Zgjedhja e Berishës është jo legjitime.
As garë, as ripërtëritje. Në PD, me statut ekziston një skemë që mund të manipulosh rezultatin zgjedhor brenda partisë. Struktura politike e PD përcaktohen nga vullneti i dy organizatave partnere, së bashku bëjnë 60 përqind të anëtarësisë së Kuvendit Kombëtar. Është anëtarësia e partisë që duhet të zgjedhë këto struktura. Ata që ishin përgjegjës për humbjen e turpshme në 11 maj 2025, i ke në ato pozicione sot., ku është ripërtëritja, ku është fryma e re?. Me këtë ekip humbëm me 300 mijë vota me PS. PD është kthyer në parti interesash, familjare.”, theksoi ai.
- Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje - 08/10/2026
- “Dogjët 41% të mandatit të Komisionit”/ Mazniku i përgjigjet opozitës: Nëse bashkohemi, bëhemi më të fortë. Të punojmë për kompetencat dhe financat - 08/10/2026
- “Grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Belinda Ballukut”, deputeti i PD i bën jehonë investigimit të “Fiks Fare”: Palestrën duhet ta bëjë te 313-a - 08/10/2026