11.5 C
Tirana
25 / 10 / 2024

Sotiraq Bratko, çmimi “Aktori më i mirë”

Çmim vlerësues në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu”, për rolin tek “Tregtari i Venedikut”

Aktori korçar Sotiraq Bratko, është vlerësuar me çmimin aktori më i mirë, në festivalin e teatrit shqiptar “Moisiu”, i mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Teatri i Korçës konkuroi me shfaqjen e veprës së dramaturgut të madh anglez William Shakespeare “Tregtari i Venedikut”, me regji të Qëndrim Rijanit.

Bratko në këtë shfaqje, ka pasur rolin kryesor atë të Shajlokut, ndërsa në role të tjera kanë qenë aktorët Adem Karaga, Dasara Xhangolli, Roerd Toçe, Lola Meta, Silvio Goskova, Paola Kodra, Blera Belliu, Ilda Pepi, Franc Bregu, Katerina Fili, Panajot Qorri dhe Sazan Rushiti.

Për Drejtoren e Qendrës së Artit dhe Kulturës, aktoren Zamira Kita, vlerësimi i bërë për këtë shfaqje, ishte kënaqësi dhe një vlerësim i veçantë, pasi veç Bratkos, një çmim tjetër shkoi për skenografinë e shfaqjes e vlerësuar si më e mira, e realizuar nga Beqo Nanaj.

Regjisori i kësaj shfaqje, Qëndrim Rijani, në këtë Festival, u nderua edhe me çmimin e regjisë më të mirë që shkoi për veprën “Tri Motrat” e vënë në skenë nga teatri shqiptar Shkup.

Shfaqja “Tregtari i Venedikut” ka qenë ajo e cila është vënë e para në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në janar, duke nisur kështu sezonin artistik të këtij viti.

315754280_687511859406809_1877244912186122122_n.jpg
316428311_687511879406807_3833560692030843224_n.jpg
316241190_687511906073471_4652250210500999892_n.jpg
316235624_687511919406803_1908179585640903561_n.jpg
316135701_687511932740135_3069853269177164920_n.jpg
316090094_687511952740133_842665393532789746_n.jpg
316286477_687511816073480_4223572597021172219_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x