Një ditë më parë kryeministri Rama ftoi opozitën që ti bashkohej në Parlament nismës për ndryshimet kushtetuese.
Por pa u bërë ende 24 orë, ka marrë një përgjigje refuzuese nga Partia Demokratike.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha u pyet sot në një komunikim me qytetarët nëse opozita do të japë kontributin e saj në ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit.
“Me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para ligjit për të gjitha aktet e tij, vjedhjet e tij monstruoze”, tha Berisha.
Ai renditi dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, dosjen e AKSHI-t, dosjen e Ergys Agasit dhe tentativën për të hakeruar dosjet e SPAK-ut si arsye për të mos bashkëpunuar me shumicën. “Kështu që në këto rrethana, fjala e qytetarëve është vendimtare për shpëtimin nga ky regjim”, deklaroi Berisha.
- Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger - 17/04/2026
- “Irani do të dorëzojë uraniumin e pasuruar”, Trump: Dy vendet janë shumë pranë një marrëveshje paqeje - 17/04/2026
- Berisha pak orë para protestës: Akti i fundit i Ramës, më armiqësori - 17/04/2026