Policia Federale braziliane ka arrestuar në Rio de Janeiro ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim të lidhur me projektin e një inceneratori në Shqipëri. 80-vjeçari ishte në arrati prej shtatë vitesh dhe figuront
e në listën e kërkimit ndërkombëtar të Interpolit.
Arrestimi u krye në lagjen Flamengo, nga Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Federale, në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Lartë Federale për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ai do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.
Miller akuzohet për përfshirje në një skemë mashtrimi financiar që lidhet me ndërtimin e një inceneratori të mbetjeve në një qytet shqiptar. Sipas hetimeve, ai dyshohet se premtoi një investim që nuk e përmbushi.
Për këtë vepër, drejtësia shqiptare e ka dënuar me tetë vite burg, të cilat ai pritet t’i vuajë pas ekstradimit.
Manuel Augusto Blacker Miller shërbeu si ministër i Jashtëm i Perusë në vitin 1991, gjatë qeverisë së Alberto Fujimorit. Në vitin 2007 ai u dënua në Peru me katër vite burg, së bashku me disa ish-anëtarë të kabinetit Fujimori, për rolin në organizimin e grushtit të shtetit të vitit 1992. Pas kësaj, ai u zhvendos në Shqipëri, ku qëndroi për pesë vite dhe u bë aksionar kryesor në një kompani private.
- Ulje-ngritjet e marrëdhënies mes Trumpit dhe Zelenskyt! BBC: Kronologjia e takimeve “kokë më kokë” mes tyre - 29/07/2026
- “Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj Barron, ndjekje hap pas hapi - 29/07/2026
- PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci… - 28/07/2026