9.5 C
Tirana
07 / 02 / 2025

SOT NE DITEN E ALFABETIT/ Cilët ishin delegatët e Kongresit të Manastirit, i njohur ndryshe si Kongresi i Alfabetit, ata që janë edhe në foto?

Pjesëmarrësit po i radhitim, ashtu siç paraqiten në fotografi duke shënuar dhe klubin, shoqërinë apo qytetin që përfaqësonte:

Rreshti i parë (nga lart-poshtë majtas):

Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Glina (i Leskovikut), Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Bruda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi”).

Rreshti i dytë:

Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Gilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri(i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës).

Rreshti i tretë:

Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”), Midhat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Don Nikollë Kaçori (i Durrësit), Don Ndre Mjeda (i Shoqërisë “Agimi”), Fehim Zavalani (i Manastirit).

Rreshti i katërt:

Refik Toptani (i Tiranës), Çerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë.

Nga Mihal Gramenoja, në kujtimet e tij, përmenden si pjesëmarrës, por që mungojnë në këtë fotografi edhe Parashqevi Qiriazi (delegate e Shkollës së Çupave Korçë), Havez Ibrahimi dhe Emin Beu (të Shkupit), Rauf Beu (i Gjirokastrës) dhe Selahedin Beu (i Manastirit).

Albert Vataj

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x