13.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Sot ditëlindja/ Edhe 100 vjet Muntaz Dhrami, “Skulptor i Popullit” e “Mjeshtër i Madh”

Muntaz Dhrami lindi në Gjirokastër më 10 nëntor të vitit 1936, është skulptor shqiptar.

Dhrami shkollën fillore dhe dy vjet të mesme i mbaroi në Gjirokastër.Gjatë viteve 1953 – 1956 ndoqi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe mbrojti diplomën.Gjatë viteve 1956 – 1957 punoi si modelist në kooperativën e Porcelanit.Gjatë viteve 1957 – 1961 vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Akademinë e Artit në San-Peteburg (Rusi).Në vitin 1961 mbrojti diplomeën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë me grupin monumental “Çerçiz Topulli” e “Mihal Grameno”.Në periudhën e viteve 1961 – 1976 punoi si pedagog dhe si Dekan në Fakultetin e Arteve Figurativë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranê. Periodikisht shkëputet nga detyra si pedagog dhe punon si krijues i lirë në realizimin e disa monumentëve.

Në bashkëautorësi ka realizuar:

Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962)

Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970)

Monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971)

Relievi monumental në ndërtesën e Kryeministrisë Tiranë.

Autor i monumentit në Drashovicë.

Monumentin e Pezës.

Obeliskun i Arsimit në Gjirokastër.

Autor i shumë veprave personale

Busti i shkurte Pal Vatës në Lushnje.

Busti i Liri Gegos në Galerinë e Arteve Tiranë.

Portret i Rugovasit në Galerinë e Arteve Tiranë.

Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996).

Portret i nënë Terezës, etj.

Monumenti i Ali Pashë Tepelenës.

Monumenti i Lasgush Poradecit.

Monumenti i Mitrush Kutelit

Ekspozita individuale

1967 Ekspozitë me vizatime në Universitetin e Amanit –Jordani.

1982 « Parmi les hommes » au Palais culturel à Tirana.

1992 «Pour une commémoration de l’Indépendance » au musée national de Tirana.

1994 Ekspozitë vetjake “Frymëzimë nga Bethoven” Tiranë.

1996 Eskpozitë vetjake me rastin e 60 vjetorit në Galërinë Kombetarë të Artëve nê Tiranë.

1997 « Motiva muzikore » në Qëndrën Internationale të Kulturës, TIranë.

1999 Compozimi « Puthja » (bronz) ekspozuar në galerinë « le Miroir des Maîtres », Gjenevë (Zvicërr).

Konkurse

Laureat i çmimit të nderit në Bienalen e Aleksandrisë (1964).

  • Laureat i disa çmimeve dhënë nga shteti Shqiptar.
  • Mban titullin “Skulptor i Popullit” (1978).

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x