31.5 C
Tirana
19 / 06 / 2024

Sot, Dita e Europës! Rama: Na gjen më afër se kurrë ëndrrës me diellin që lind andej nga perëndon

9 Maji shënon Ditën e Europës, për të cilën kryeministri Rama thotë se e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon.

“Mirëmëngjes! Dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Dita e sotme kujton deklaratën e 9 Majit në vitin 1950, kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të atij që sot njihet si Bashkimi Europian.

Ishte Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ai që bëri një deklaratë lexuar shtypit ndërkombëtar i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t’i bashkuar prodhimet veçanërisht të çelikut dhe qymyrit. Kjo do të ishte kolona e parë për një Federatë të ardhshme Evropiane.

Ajo çfarë Schuman kërkonte ishte krijimi i një institucioni evropian, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Në vitin 1985, në Samitin e Milanos krerët e BE-së, vendosën që data 9 Maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x