14.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Sondazhi/ Tirana në drejtimin e duhur, 55.4% e qytetareve vlerësojnë transformimin e kryeqytetit

Më shumë se 55.4 për qind e qytetarëve të Tiranës mendojnë se gjërat në Tiranë po ecin shumë më mirë nën drejtimin e Bashkisë nga Erion Veliaj.

Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme nga “Euronews”, rezulton se transformimi i Tiranës vitet e fundit gjen mbështetje në shumicën e qytetarëve në kryeqytet.

Numri i atyre që vlerësojnë ndryshimet në Tiranë ka ardhur në rritje. Kështu nga 54 për qind e mbështetjes nga sondazhi i parë, tashmë kjo mbështetje ka arritur në 55.4 për qind të qytetarëve.

Shumica e shohin Tiranën pozitivisht sa i takon gjetjes së një vendi pune, klimës së biznesi si dhe mundësive për të krijuar një familje dhe rritur fëmijë.

Po ashtu nga 15.9% që ka qenë në Shkurt numri i atyre që mendonin se gjërat po shkojnë më keq në Tiranë se në vend ka shkuar në 16.2% në muajin Mars.

Ndërkohë numri i atyre që mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj si në Tiranë si në vend nga 28.5% është ulur në 27.2%.

Për pyetjen si po shkojnë gjërat në Bashkinë Tiranë krahasuar me 5 vite më parë ata që mendojnë se po shkojnë më mirë nga 18.5% që ishin në Shkurt 2023 kanë shkuar në 21.9% në muajin Mars.

Ndërsa numri i qytetarëve që mendojnë se gjërat në kryeqytet po shkojnë më keq se 5 vite më parë është ulur nga 48.7% që ishte në Shkurt 2023 në 45.3% në muajin Mars 2023.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x