JAVANEWS angazhoi specialistin e sondazheve Eduard Zaloshnja, për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Tiranë, në qoftë se votohet sot.
Sondazhi u realizua ditët e fundit me 1753 zgjedhës të prirur për të votuar; 1402 në territorin e Qarkut Tiranë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo bashki të qarkut, si edhe 351 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.
Nga sondazhi rezultoi që, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PS-ja do të siguronte 19 mandate parlamentare në Qarkun Tiranë (nga 37 gjithsej). Mandatin e saj të 19-të PS-ja do ta vuloste me votat e emigrantëve (shihni tabelat e mëposhtme). Ndërkohë, PD-ja do të siguronte 13 mandate parlamentare, por mandati i 13-të i saj do të ishte statistikisht në fije të perit. Dhe 5 mandatet e tjera do t’i siguronin partitë e reja.
PS-ja ka sot 1 mandat më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 dhe 1 më tepër se sa në zgjedhjet e 2021-shit. PD-ja ka 2 mandate më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024, por 2 më pak se sa në zgjedhjet e 2021-shit. Ndërsa partitë e reja kanë 3 mandate më pak se sa në sondazhin e dhjetorit 2024. (Ndër partitë e vogla të vjetra, vetëm PSD dhe LZHK mund t’i afrohen një mandati parlamentar.)

- Protestuesit shpërndahen në rrugët e kryeqytetit, policia vijon ndjekjen për arrestime. Përballje te Parku Rinia - 17/10/2026
- FOTO/ Pasojat e protestës së dhunshme në bulevard, oficerët e Policisë Gjyqësore dokumentojnë provat - 17/10/2026
- Policia ndjek protestuesit në rrugë, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane - 17/10/2026