Gjatë një konference për mediat jashtë spitalit Banska Bystrica, ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak dhe ai i Bredshëm Matus Sutaj Estok njoftuan se mjekët janë duke luftuar për të shpëtuar jetën e kryeministrit Robert Fico.
Kjo, pasi Fico i është nënshtruar një operacioni dhe është ende në gjendje të rëndë. Kalinak tha se sulmi ndaj kryeministrit kishte motive politike dhe kjo do të rrisë tensionet në vend. Për atentatin, një i dyshuar ndodhet në burg dhe hetimet e para flasin për motive politike të ngjarjes.
Estok tha se nuk duhet të flitet për “luftë civile”, pasi në rrjetet sociale qarkullojnë të tilla teori, pas asaj që ndodhi. Vendi ka pësuar tronditje, pasi kryeministri Robert Fico u plagos me disa plumba në një atentat.
- Lirimi nga burgu i Beqajt dhe largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten dhe blihen nga… - 31/07/2026
- “Në Aruba nuk ka pasur politikanë”, avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani: Zvërneci është tokë e trashëguar, pronari ja shet kujtdo - 31/07/2026
- I komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj - 31/07/2026