8.5 C
Tirana
02 / 03 / 2026

Sirenat e sulmit ajror ndizen në pjesën më të madhe të Ukrainës

Sirenat e sulmit ajror janë duke rënë pjesën më të madhe të Ukrainës.

Guvernatori rajonal i Mykolaiv, Vitaliy Kim bëri të ditur sot se raketat e Rusisë janë parë të “fluturojnë” në jug të Ukrainës ndërsa shtoi se mbrojtja ajrore e vendit po funksionon.

Këtë mëngjes, raketat ruse kanë goditur infrastrukturën thelbësore në Kiev dhe Kharkiv dhe një kompani e shërbimeve komunale u detyrua që të ndërpresë në mënyrë emergjente energjinë elektrike në kryeqytet dhe dy rajone të tjera.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar por mbetjet e raketave shkaktuan vatra zjarri dhe disa banesa jashtë kryeqytetit janë dëmtuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x