Prej 8 orësh, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur këtë të premte, me një pushim të shkurtër në mes, por pa dhënë asnjë njoftim për arsyet e këtij takimi.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga burime jo zyrtare ka mësuar se diskutimi maratonë në këtë mbledhje, është në lidhje me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për çështjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.
Po ashtu jo zyrtarisht, mësohet se mbrëmjen e sotme, gjasat janë që 8 gjyqtarët e Kushtetueses, të dalin me një vendimmarrje lidhur me Belinda Ballukun. /TCH
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar - 25/04/2026
- Shqipëria dhe epoka e re e dronëve/ Nga bashkëpunimet ndërkombëtare tek ambicia për prodhim vendas - 25/04/2026
- Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës! - 25/04/2026