Shumica parlamentare e Malit të Zi ka mbledhur 41 firma për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç, shkruan radio televizioni publik malazes.
“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e qeverisë.”, thuhet ndër të tjera në dokument.
Gjithashtu, theksohet se Gjukanoviç nuk ka ftuar as Miodrag Lekiç, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.
Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç.
Mali i Zi ndodhet në krizë politike. Kuvendi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.
Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi, Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
- Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja - 18/05/2025
- “I ndarë veç, për t’i dhënë vëmendjen e duhur”, Edi Rama publikon foton, zbulon dokumentin me rëndësi që Meloni solli në Shqipëri: Motra… - 18/05/2025
- Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën - 18/05/2025