Shumica parlamentare e Malit të Zi ka mbledhur 41 firma për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç, shkruan radio televizioni publik malazes.
“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e qeverisë.”, thuhet ndër të tjera në dokument.
Gjithashtu, theksohet se Gjukanoviç nuk ka ftuar as Miodrag Lekiç, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.
Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç.
Mali i Zi ndodhet në krizë politike. Kuvendi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.
Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi, Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
- PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re, na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme - 31/05/2025
- Kërcënohet me jetë vajza e Melonit, kryeministrja: Tregues i një urrejtjeje ideologjike - 31/05/2025
- PSG dhe Inter për herë të parë përballë njëri-tjetrit, publikohen formacionet zyrtare të finales së Champions League - 31/05/2025