Ka zgjatur shumë pak minuta, “vizita” e kryedemokratit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, ai lexoi shënimin që sipas tij i la kreut të SPAK, Altin Dumani.
“Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e skapit, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës, Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër”, tha Berisha.
Vijoi me akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
“Bashkë me Altinin, u bënë fytyra e vërtetë e reformës dhe sistemit. Është një mashtruese ordinere! T’ja shtojmë dhe një mbiemër, ta quajmë Irena Dumani, fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë!”, shtoi ai.
Ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me seancën gjyqësore për dosjen “Partizani”, që ishte parashikuar të niste në orën 10:30.
- Fronet e “Perëndive” në lartësitë e Qafë Thores, qielloren e bukurive të perëndishme të natyrës shqiptare - 16/12/2025
- “Sanksione ministrave dhe sekretarëve të Përgjithshëm që nuk japin informacion”, Rama: E bëmë me deputetët që parkonin nëpër trotuare e lulishte dhe funksionoi - 16/12/2025
- “Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta - 16/12/2025