Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare një nga figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e hidhur e ka njoftuar vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në Facebook ku shkruan:
Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!
Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Vlorës dhe që në rininë e hershme iu përkushtua artit, duke studiuar në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Filmi i tij i parë, “Njeriu kurrë nuk vdes”, u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike në Holandë më 1961, duke i hapur rrugën një karriere të ndritur.
- LIVE/ 1300 policë për protestën e opozitës, Berisha mbërrin te Kryeministria, Boçi: Të shprehim revoltën dhe zemërimin tonë - 24/01/2026
- E pabesueshme, Bayern Munich pëson humbjen e parë në Bundesligë, të pathyeshëm që nga muaji mars - 24/01/2026
- Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi/ Rusia sulmon Ukrainën, Kievi: Putini cinik, sulmi barbar - 24/01/2026