13.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

“Shtëpia si e Pablo Escobar”/ Arrestohet shefi i policisë, ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, fshehu 20 mln euro në mur

Kreu i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Fiskale të Madridit ka rënë në prangat e policisë pas një megaoperacioni.

Policia ka sekuestruar 20 milionë euro cash në shtëpinë e Óscar Sánchez Gil, 8 prej të cilave të fshehura në një mur betoni dhe 12 milionë të tjera, në një hapësirë të krijuar në tavanin e bodrumit.

“Shtëpia e tij është si ajo e Pablo Escobar”, thanë për El Mundo zyrtarë të lartë që morën pjesë në operacionin policor, të cilët e krahasojnë rastin me kartelin historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë me të cilat Sánchez Gil mbronte shumën e madhe të parave.

Arrestimi i këtij zyrtari të lartë të policisë në Madrid, i ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij (po ashtu punonjëse policie) dhe kunatën ka të bëjë me përfshirjen e Sánchez Gil në trafikun e drogës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x