23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e BE-së për shtatë vitet e ardhshme të ndihmës financiare të BE-së

Instrumenti i ri IPAIII do ta ndihmojë Shqipërinë në procesin e zgjerimit dhe do të ofrojë deri në rreth 600 milionë Euro mbështetje për të.

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi dje marrëveshjen e BE-së (Marrëveshja Kornizë Financiare e Partneritetit), e cila do t’i lejojë Shqipërisë të marrë fonde nga Instrumenti i Asistencës së Para-anëtarësimit të BE-së (IPAIII). Kjo asistencë e para-anëtarësimit mbështet vendet kandidate për në BE dhe vendet kandidate të mundshme për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së.

Financimi i ri, i cili nuk do të ketë nevojë të shlyhet, do të drejtohet në një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, bujqësia, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë, decentralizimi, qeverisja vendore dhe shoqëria civile..

Ambasadorja Christiane Hohmann, Shefe e Delgacionit të BE-së në Shqipëri, tha: “Hapja e negociatave të anëtarësimit këtë verë ishte një moment historik në marrëdhëniet BE-Shqipëri, por lidhja jonë ka qenë gjithmonë shumë e fortë. Për vite me radhë, BE-ja ka qenë mbështetësi më i madh i reformave në Shqipëri duke ofruar pothuajse 100 milionë Euro në vit për programe në fusha si reforma në drejtësi, bujqësia dhe shumë fusha të tjera që prekin jetën e qytetarëve shqiptarë. Ky ratifikim e vazhdon këtë partneritet të fortë me një paketë të re dhe më të madhe mbështetjeje për ta ndihmuar qeverinë në procesin e zgjerimit në vitet në vijim, si dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të shqiptarëve”.

Më shumë informacion në lidhje me mbështetjen e BE-së për Shqipërinë mund të gjeni në faqen e internetit dhe kanalet e medieve sociale të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x