Shqipëria do të sfidojë Moldavinë për të siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Gjermani 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushën e “Stadionul Zimbru” me misionin për të prerë biletën dhe për të ruajtur pathyeshmërinë ndaj këtij kundërshtari.
Në 6 duelet e mëparshme kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim, në miqësoren e gushtit të vitit 2012 në Shqipëri. Ndeshje që përfundoi në barazim pa gola.
Ndeshjet e tjera kanë qenë për eliminatoret e Europianëve. Të pesta të fituara nga kombëtarja shqiptare. Kuqezinjt kanë shënuar 14 gola, ndërkohë që kanë pësuar vetëm dy në një ndeshje të fituar në shifrat 3-2.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026