10.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Shqipëria humb në “Air Albania”, Italia fiton 3-1 ndeshjen e miqësores

Shqipëria humbi miqësoren e luksit ndaj Italisë me rezultatin 3-1.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh, me anë të një goli me kokë të Ardian Ismajlit, që përfitoi nga një goditje standarde në minutën e 16.

Barazimi i të kaltërve erdhi vetëm 4 minuta më pas, me anë të Di Lorenzos, ndërkohë që 5 minuta pas golit të barazimit, Grifo realizoi edhe golin e përmbysjes për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini.

Në minutën e 64, Grifo realizoi edhe golin e tretë për Italinë, në një ndeshje ku Nedim Bajrami dhe Uzuni goditën traversën, ndërsa një goditje e Lenjanit u largua në vijën fatale nga Bonucci.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x