Shqiptarët këtë të martë përkujtojnë 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 1943, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste.
Më 8 shtator 1943 Italia kapitulloi, por vendin e saj në Shqipëri e zuri ushtria gjermane. Ndryshe nga pushtuesit italianë, gjermanët u ndihmuan edhe nga formacionet e Ballit Kombëtar në vend si dhe ngritën një qeveri kuislinge.
Ndërkohë në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.
Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.
Në këtë 80-vjetor të Çlirimit pritet që krerët më të lartë të shtetit të bëjnë homazhe tek Dëshmorët e Kombit.

- Mbledhje maratonë e Gjykatës Kushtetuese, pritet vendimi për padinë e Ramës ndaj SPAK për Ballukun - 06/02/2026
- “Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë” – Demokrati ia thotë në sy Berishës: Nuk e duam Florjan Binajn (VIDEO) - 06/02/2026
- Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara! - 06/02/2026