Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, pas reagimit që ky i fundit bëri ndaj Dash Sulës që u emërua kryeinspektor i përgjithshëm.
Në reagimin e tij më parë Noka tha se “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”.
Nga ana tjetër, Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar me ironi se Flamuri ka të drejtë kur thotë se ‘ata që doktori mban afër janë zgjedhje e gabuar’.
Postimi i Spahos:
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish deputetit të PD-së Dash Sula, si kryeinspektor i përgjithshëm.
“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Mul Noka.
Ka te drejte Flamuri, ata qe doktori mban afer jane zgjedhje te gabuara te tij.
- Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca! - 06/06/2026
- “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë - 06/06/2026
- Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private - 06/06/2026