32 C
Tirana
03 / 09 / 2026

“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po mban punimet në Dublin.

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryediplomati shqiptar bëri me dije se në fokus të bisedimeve ishte dinamika aktuale e procesit të anëtarësimit dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.

“Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin. Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara”, shkruan ai.

Më tej ministri jep edhe detaje nga biseda mes tyre.

“Shkëmbyem mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave. Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave”, tha ministri.

Dhe në fund e mbyll me bindjen se Shqipëria është gati:

“Zgjerimi ka të bëjë me meritën, momentumin dhe rezultatin. Shqipëria është gati për të treja”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x