Kryeministri Edi Rama ka thirrur për ditën e martë, në orën 09:00, mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në fokus të këtij takimi pritet të jetë bërja publike e paketës së masave dhe sanksioneve ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë protestave studentore që po zhvillohen në kryeqytet.
Vendimi për mbledhjen e grupit mazhoritar vjen pas paralajmërimeve të mëparshme të kreut të qeverisë për ashpërsimin e kuadrit ligjor dhe administrativ ndaj protestuesve që dëmtojnë pronën publike e private apo përplasen me forcat e rendit.
Latest posts by Pena Albania (see all)