Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih.
Kuqezinjtë do ta luajnë ndeshjen e parë kundër Polonisë, një kundërshtari të cilën e mundëm dy vite më parë për të përsëritur arritjen e kualifikimit historik në Euro 2024.
Nëse Shqipëria kalon përballë Polonisë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi.
Fati nuk i buzëqeshi kuqezinjve sa i përket fushës, pasi si në gjysmëfinale, ashtu edhe në rastin e një kalimi të mundshëm në finale, Shqipëria do t’i luajë të dyja ndeshjet si mike.
Nga ana tjetër, Kosova u shortua me Sllovakinë. “Dardanët” gjithashtu do ta luajnë ndeshjen e parë jashtë, por në rast kualifikimi në finale, Kosova do të presë në Prishtinë fituesin e sfidës Turqi-Rumani.
Në sfidat e tjera, Italia do të presë Irlandën e Veriut dhe nëse do të fitojë, do të udhëtojë në fushën e fituesit Uells-Bosnje & Hercegovinë.
Maqedonia e Veriut luan kundër Danimarkës në Kopenhagë dhe fituesi do të luajë jashtë në fushën e fituesit Rep. Çeke-Irlandë.
Gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars dhe finalet pesë ditë më vonë.
Gjithashtu u hodh shorti dhe për play off-in ndërkontinental, të cilat u ndanë: Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo dhe Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak.

SHORTI:
Play off-i europian:
Gjysmëfinalet –
Itali – Irlandë e Veriut
Ukrainë – Suedi
Turqi – Rumani
Danimarkë – Maqedoni e Veriut
Uells – Bosnje & Hercegovinë
Poloni – Shqipëri
Sllovaki – Kosovë
Republika Çeke – Irlandë
Finalet-
Fituesi Itali / Irlandë e Veriut – Fituesi Uells / Bosnje & Hercegovinë