59 kg marijuanë është kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës.
Policia ka njoftuar se droga është gjetur në një kamion, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës, ndërsa pas kontrolleve policia ka gjetur shoferin të pajetë.
Brenda kamionit u gjetën tre kuti kartoni, në të cilat ishin 54 pako me 59 kg marijuanë. Droga kishte si destinacion përfundimtar Athinën.
Policia greke ka arritur të kape një shtetas grek, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Të dy këta shtetas kanë tentuar të çajnë kamionin me qëllim marrjen e drogës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026