Një anije mallrash ka marrë flakë ditën e djeshme në Detin e Zi.
TradeWinds shkruan se ngjarja ka ndodhur në veri të Kepit të Boztepe pranë Turqisë, ndërsa 16 persona janë evakuuar nga rojet bregdetare.
Sinjalet për të shpëtuar personat në bord u dhanë përmes një radioje e më pas dy varka të rojes bregdetare, një helikopter dhe peshkatarë vendas arritën në vendin e ngjarjes.
Sipas rojeve bregdetare, 16 nga 17 persona të ekuipazhit ishin kryesisht shtetas egjiptianë dhe në bord konstatohet edhe një shqiptar. Ata u shtruan në spital pasi kishin pësuar disa lëndime të vogla, ndërsa kapiteni i anijes, rezulton i zhdukur dhe dyshimet janë se ai mund të jetë mbytur.
Autoritetet turke nuk dhanë ende asnjë informacion për shkaqet e zjarrit, por peshkatarët thonë se flakët u përhapën në pjesën skajore të anijes. Sipas inspektorëve anija mund të ketë pasur problem me motorin kryesor dhe se mungonin pajisjet për shuarjen e zjarrit.
- EMRAT/ 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar - 26/02/2026
- KE propozon hapjen e negociatave për zerimin e tarifave shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor - 26/02/2026
- Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje - 21/02/2026