25.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Shkolla verore “Jam shqiptar”, Hasani jep njoftimin: Mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë me dije se shkolla verore “Jam shqiptar” do të fillojë së shpejti në Itali.

Në një postim në rrjetet sociale Hasani thotë se në këtë shkollë do të mësohet mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare.

Postimi i plotë:

Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali.

Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare?

Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur.

Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën:

sh**********@mf*.al

Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x