Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi në një deklaratë se çdo vendim që merret pa pjesëmarrjen e Ukrainës është një akt kundër paqes dhe se këto vendime janë të destinuara të dështojnë.
“Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë”, tha ai.
Lideri ukrainas nënvizoi gjithashtu se përgjigjja për çështjen territoriale të Ukrainës është e qartë dhe e garantuar në Kushtetutën e vendit, duke theksuar se askush nuk do të tërhiqet nga kjo dhe as nuk ka mundësi.
“Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve”, deklaroi ai.
Këto fjalë vijnë në një kohë kur diskutimet ndërkombëtare për statusin e territoreve të diskutueshme vazhdojnë, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë ditës së djeshme se do të ketë shkëmbim territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë për të ndalur luftën 3-vjeçare.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026