Ish-presidenti amerikan, Barack Obama gjatë një intervistë të zhvilluar së fundmi ka reaguar në mënyrë tërthorazi për videon raciste të postuar në rrjetet sociale nga presidenti, Donald Trump. Obama u shpreh se turpi dhe etiketa që dikur i udhëhiqnin zyrtarët publikë tani kanë humbur.
Podkasti 47-minutësh me Obamën u publikua të shtunën. Episodi fillon me prezantuesin që i kërkon atij të komentojë mbi diskursin amerikan, i cili sipas tij ka degraduar në një nivel mizorie që nuk është parë më parë.
Prezantuesi, Brian Tyler Cohen gjithashtu e pyeti lidhur me pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se emigrantët e kapur nga Zbatimi i Ligjit për Imigracionit dhe Doganat (ICE) janë terroristë vendas. Ai gjithashtu shtoi se disa ditë më parë, Trump vendosi një fotografi Obamës në trupin e një majmuni.
Obama përgjigjet duke thënë: “Është e rëndësishme të pranohet se shumica e popullit amerikan e konsideron këtë sjellje thellësisht shqetësuese. Është e vërtetë që tërheq vëmendjen. Është e vërtetë që është një shpërqendrim.”
Obama shtoi gjithashtu se ekziston një lloj shfaqjeje kllounësh që po ndodh në mediat sociale dhe në televizion.
“Dhe ajo që është e vërtetë është se nuk duket se ka ndonjë turp për këtë midis njerëzve që dikur mendonin se duhej të kishe një lloj etikete dhe një ndjenjë korrektese dhe respekti për detyrën, apo jo? Kjo është humbur”, tha ai por pa përmendur emrin e Trump në përgjigjen e tij.
Gjatë intervistës, Obama foli për një sërë çështjesh. Ai vlerësoi protestuesit që janë organizuar në mënyrë paqësore kundër operacioneve të imigracionit, diskutoi rindarjen e zonave zgjedhore dhe foli për bibliotekën e tij presidenciale, e cila pritet të hapet në Çikago vitin e ardhshëm.
- BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi - 15/02/2026
- Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit - 15/02/2026
- Shfaqej në videon e Trump si majmun, reagon për herë të parë Barack Obama - 15/02/2026