Një palë sandale të veshura nga Steve Jobs janë shitur në ankand nga Julien’s Auctions për gati 220 mijë dollarë. Është një model kamoshi nga Birkenstock që daton në mesin e viteve 1970 dhe mban gjurmën e themeluesit të Apple. Sipas shtëpisë së ankandeve, sandalet u vlerësuan në rreth 60 mijë dollarë, por në fund çmimi gati u katërfishua. Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për sandale.
Jobs, i cili vdiq në vitin 2011 për shkak të kancerit të pankreasit, i veshi ato sandale në shtëpinë e prindërve të tij në Palo Alto në Kaliforni, ku në vitin 1976 me Steve Wozniak krijoi Apple.
“Steve Jobs ndryshoi botën jo vetëm me risitë e tij novator, por edhe me stilin e tij të udhëheqjes së biznesit dhe modën e veshjes së sandaleve. Këto Birkenstocks u veshën nga Jobs ndërsa ai bëri histori dhe ishin elementi kryesor i ikonës së teknologjisë”, tha Darren Julien, CEO dhe themelues i Julien’s Auctions, siç raportohet nga CNN .
Në tetor të vitit të kaluar, një palë Nike Air Ships të veshura nga legjenda e basketbollit Michael Jordan u shitën për 1.47 milionë dollarë në ankand, duke thyer rekordin për këto lloj këpucësh.

- Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12% - 12/11/2026
- Jo Rama, as Berisha por maskat! - 12/11/2026
- “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë - 12/11/2026